Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu një ditë para protestës së opozitës pohoi se tubimi i nesërm do të jetë më i madhi i parë ndonjëherë në vendin tonë.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 iu bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, ndërsa theksoi se në këtë tubim padyshim do ketë mesazhe e fjalime. Ai tha se sot pret dorëheqjen e Ramës.

“Ska pasur kurrë kaq interes qytetar më shumë se sa kjo protestë. E shohin jo vetëm si protestë, por si aksion. Në momentin kur nuk funksionon më ligji e shtetit, nuk ka më institucione. Kur shteti nuk funksionin, thirret sovrani të japë verdiktin. Sovrani zbret në shesh. Korrupsioni që ka bërë ai me çështjen McGonigal nuk falet dhe as nuk harrohet. Kjo është thirrje për sakrificë që qytetarët të vinë dhe t’i dalin zot vendit të vetë. Sot s’ka asnjë shqiptar që nuk e sheh se s’ka asnjë institucion që nuk e bën detyrën e vetë. Çdo segment opozitar do bashkohet në shesh. Çdo qytetar do jetë në shesh. E gjithë Shqipëria do zbarkojë në Tiranë. Jemi koshient për vështirësitë, por ka kërkesë të madhe për të zbritur qytetarët në shesh. Nesër dal protestoj si shqiptar në radhë të parë dhe jo si demokrat. Të gjithë nesër kështu do dalin si shqiptarë. Patjetër që nesër do ketë fjalime. Mosbindja civile është e drejtë demokratike”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb