SHBA-Teksa Trump lë shtëpinë e Bardhë duke hipur në një helikopter, reperi T.I zë vend në Studion Ovale. Këtu vjen një sozi e Melania Trump, që heq xhaketën me mbishkrim mbrapa, që ngjalli shumë kritika në qershor të 2018, “I really don’t care. Do U?” dhe mbetet nudo përpara këngëtarit.

Më këtë video montim, që zgjat 1 minutë, T.I ka lançuar në mënyrë provokuese albumin e tij të ri Dime Trap dhe në të njëjtën kohë sulmon presidentin amerikan dhe mbi të gjitha reperin Kaney West, që e cilëson ’një kukull’, pas takimit me Donald Trump në 12 tetor pikërisht në zyrën Ovale, duke i bërë publikisht edhe komplimente.

Stephanie Grisham, zëdhënësja e Melania, e ka quajtur këtë video të neveritshme. ‘Si mund të tolerohet e gjitha kjo? ka shkruar Grisham në Twitter, dy ditë më parë për klipin.

Në Twitter në komentet e promos të T.I ka nga ata që përqendrohen tek Kanye West, por janë të shumtë ata që e quajnë videon ‘seksiste’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb