NGA VJOLLCA KONGJONI*

*S&P: 2015-2017, rritja ekonomike 3,9%

Agjencia ndërkombëtare Standard & Poor’s ka lënë të pandryshuar vlerësimin për borxhet e Shqipërisë duke konfirmuar rankimin për kreditimin në nivelin BB. Ndërkohë, agjencia e vlerësimit të kreditit ka parashikuar që ndryshimi vjetor i borxhit të përgjithshëm të qeverisë  të ulet nën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në dy vitet e ardhshme.

Duke filluar nga 2018 Standard & Poor’s vlerëson se borxhi i qeverisë do të bjerë poshtë 60 për qind. Agjencia mbajti të pandryshuar edhe parashikimin për rritjen ekonomike të vendit me 3.9% gjatë 2015-2017. Sipas këtij raporti pritet që borxhet e Shqipërisë  të ketë një performancë pozitive gjatë këtij viti në drejtim të konsolidimit fiskal, një kërkesë kjo  e bërë edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për institucionet shtetërore financiare shqiptare.

Një tjetër hap pozitiv ka qenë mos-ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në normën e monedhës, parë nga Standard & Poor’s si një shenjë e ringjalljes ekonomike. Gjithashtu raporti vlerëson si hap pozitiv reformën që qeveria ka ndërmarrë në fuqizimin e institucioneve financiare dhe të menaxhimit të financave të sektorit publik.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb