Kompania amerikane e hapësirës ajrore SpaceX lëshoi me sukses 46 satelitë në hapësirë.

”Raketa Falcon 9 u ngrit nga Kompleksi Hapësinor 40 në Stacionin e Forcave Ajrore në Cape Canaveral në Florida në orën 09:44”, bëri të ditur Space.com.

Ky ishte fluturimi i 11-të i kryer nga raketa Falcon 9.

“Në përgjithësi, një lajm i mirë, ne jemi tani në pritje të vendosjes së 46 satelitëve tanë Starlink, që është planifikuar të ndodhë pas një ore”, tha menaxherja e prodhimit të SpaceX, Jessie Anderson.

SpaceX kishte njoftuar se 40 satelitë që SpaceX dërgoi në hapësirë më 10 shkurt si pjesë e projektit Starlink ranë jashtë orbitës për shkak të një stuhie gjeomagnetike.
Si pjesë e projektit Starlink, kompania planifikon të lëshojë gjithsej 12.000 satelitë të internetit deri në vitin 2027.

E themeluar në vitin 2002, SpaceX në faqen e saj të internetit pretendon se synon të revolucionarizojë teknologjinë hapësinore, me qëllimin përfundimtar që t’u mundësojë njerëzve të jetojnë në planetë të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: