Kompania amerikane e aeronautikës, SpaceX, është kandidate për të lëshuar satelitin e parë turk, njoftoi një zyrtar i Turksat, operatorit satelitor të Turqisë.

”Turksat tashmë ka dy misione për të lëshuar satelitë me SpaceX, prej të cilëve 5A është planifikuar të lëshohet vitin e ardhshëm”, tha drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Cenk Sen.

“Do të jetë një përvojë e mirë edhe për ne dhe do të hapim dyert për projektet e ardhshme, sepse ata kanë shumë projekte për të ardhmen e hapësirës”, tha Sen në Konferencën e Satelitëve 2019 në Uashington.

“Pra, kjo do të jetë një mundësi e mirë për të dy kompanitë. Ata do të jenë një nga kandidatët për 6A2, që është sateliti i parë i ndërtuar në nivel kombëtar dhe i cili është shumë i rëndësishëm për Turqinë”, tha ai.

Vitin e kaluar, SpaceX lëshoi me sukses në hapësirë ”Falcon Heavy”, raketën më të fuqishme në botë.

Ajo mund të mbajë 63 500 kilogramë ngarkesë në orbitë, që është më shumë se dyfishi i sasisë së çdo rakete aktuale. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb