Nga: ZONJA KATERINA

1 pako makarona spageti
1 kg fruta deti
2-3 kokrra domate
2-3 thelpinj hudhër
½ gotë verë të bardhë
Vaj ulliri
Kripë, piper
Majdanoz për servirje

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë. Në një tigan të thellë hedhim vajin e ullirit dhe hudhrat e grira hollë. Pasi vaji të ngrohet dhe të aromatizohet shtojmë fruta e detit. I trazojmë 2-3 herë derisa të zbuten pak dhe më pas shtojmë domatet të prera në kubikë të vegjël. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë salcën të marrë marrë valë.

Më pas e shuajmë me pak verë të bardhë dhe pas 2-3 minutash shtojmë makaronat të ziera aldente. I lemë makaronat me fruta deti për 1-2 minuta në zjarr, shtojmë majdanozin e freskët dhe i servirim menjëherë të ngrohta.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb