Nga: ZONJA KATERINA

1 pako makarona spageti
1-2 panxhar
1-2 thelpinj hudhër
1-2 lgj gjalpë
100 gr pana
100 gr djath parmixhano
Kripë, piper

Fillimisht vendosim në zjarr 1 tenxhere me 1.5 litër ujë dhe sapo uji të marrë valë shtojmë kripën, e trazojmë dhe më pas shtojmë makaronat të cilat i lemë të ziejnë sipas kohës së përcaktuar në paketim.

Ndërkohë vendosim në blender panxharin me panën. Në një tigan të thellë hedhim gjalpin dhe hudhrat e shtypura, i lemë sa të aromatizojnë gjalpin dhe më pas i largojmë. Shtojmë në tigan purenë e panxharit dhe e lemë të marrë një valë të lehtë.

Më pas shtojmë gjysmën e sasisë së djathit dhe pak lëng nga zierja e makaronave. E trazojmë salcën dhe shtojmë makaronat. Rregullojmë shijen me pak piper dhe i servirim makaronat menjëherë të ngrohta spërkatur me djath parmixhano
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb