Nga: ZONJA KATERINA

1 kg spageti
1 lgj vaj ulliri ose gjalpë
1 lgj djathë parmixhano
2 lgj salcë Tigullio (gjizë me karçof)
2 lgj salcë Tigullio (pesto genovese)
2 lgj salcë Tigullio (speca me arra)
Kripë, piper, borzilok

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë me kripë duke respektuar minutazhin e shkruar në paketim.

Ndërkohë përgatisim salcat shoqëruese të cilat janë pothuajse të gatshme. Në një tigan hedhim 2 lugë nga salca e parë që do të përgatisim duke shtuar dhe 2-3 lugë nga lëngu i makaronave. E lemë salcën të marrë valë për 2-3 minuta, më pas përgatisim me të njëjtën mënyrë dy salcat e tjera.

Makaronat i servirim në një pjatancë të madhe spërkatur me djathë parmixhano dhe gjethe borziloku, duke vendosur në anë dhe tre salcat me shije të ndryshme.
(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb