Deputeti demokrat, Bardh Spahia ka publikuar mesazhin e punonjëses së Fondit të Sigurimeve të Detyruar të Kujdesit Shëndetësor, e cila flet për amullinë institucionale që është krijua në këtë institucion.

Deputeti Spahia ka publikuar në facebook, mesazhin e mbërritur në telefonin e tij, ndërsa shkruan se qeveria Rama po e shkatërron shëndetësinë në çdo hallkë të saj.

“Përshëndetje doktor Bardhi. Jam një punonjëse e Fondit të sigurimeve të Detyruar të Kujdesit Shëndetësor dhe desha të ngre shqetësimin për amullinë institucionale që është krijuar. Fondi sot ka një drejtoreshë të përgjithshme në ikje ( që ka katër muaj pa kaluar rimbursimin e ilaçeve tek farmacitë) nëndrejtoreshë Brunilda Mene e dorëhequr, drejtor ekonomik të dorëhequr prej mëse tre muajsh, drejtor juridik dhe drejtor kontrolli gjithashtu. Pa drejtor rimbursimi. Drejtori i DIAS, i pezulluar Situata në institucionin tonë ka kohë që është në degradim total dhe së fundmi jemi në kolaps të plotë. Është e tmerrshme se si këtyre nuk u plas fare për shëndetin e njerëzve.” – shkruhet në mesazh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb