TIRANE– Duke iu referuar komenteve të kreut të LSI-së, Ilir Meta një ditë më parë kur foli për tejkalimin e krizës politike përmes qeverisë së ‘besimit’, kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka thënë se të shtunën Rama ndahet nga jeta politike dhe është gati qeveria teknike.

“Të shtunën i ndjeri Rama ndahet nga jeta politike. Nuk është dorëheqje por shporrje. Gati qeveria teknike e besimit kombëtar pa kriminel”- ka shkruar Kreshnik Spahiu në Facebook.
spahiu-per-ramen
Një ditë me parë Ilir Meta u shpreh se “LSI vendos të vërë në dispozicion të zgjidhjes politike në vend, të gjitha mandatet e deputetëve, ministrave dhe posteve të saj. LSI është e hapur të afirmojë për zgjedhjet e ardhshme koalicionin me Partinë Socialiste bazuar në arritjet e deritanishme dhe reflektimi serioz për këtë koalicion. Nëse lidershipi i Partisë Socialiste nuk do të tregojë vullnet maksimal për zgjedhje të lira dhe dhënie garancish për opozitën, LSI jo vetëm nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë, por as edhe e një farse elektorale të mundshme. LSI ka qenë e qartë se mes të djathtës dhe së majtës zgjedh të majtën. Midis farsës elektorale dhe demokracisë, zgjedh demokracinë. Mes kaosit dhe stabilitetin, zgjedh stabilitetin”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: