Kreu i LSI-së në Tiranë, njëherësh edhe kandidat për deputet në listën e këtij qarku ku mban edhe numrin 5, Përparim Spahiu ka ndarë një nga pikat e planit të LSI-së. Sipas tij, më 25 prill ne zgjedhim për familjen, ku edhe ka ndarë planin ”Nga Bebja në Bebe”.

“Me këtë fond çdo familje e re dhe bashkimi i dy fondeve (nëna e babai) 50 mijë Dollarë janë një shumë ndihmuese për nisjen e jetës familjare”,-shkruan Spahiu në facebook.

Postimi i plotë:

Më 25 prill ne zgjedhim për FAMILJEN. Programi i LSI është i qartë kur shprehet për mbështetjen e familjeve të reja dhe rritjen e lindshmërisë.

“Nga Bebja në Bebe”

Me këtë fond çdo familje e re dhe bashkimi i dy fondeve (nëna e babai) 50 mijë Dollarë janë një shumë ndihmuese për nisjen e jetës familjare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb