TIRANE – Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, pas kallëzimit të dorëzuar në prokurori ndaj kryeministrit, ka vijuar akuzat ndaj këtij të fundit.

Në një status në Facebook, deputeti demokrat e quajti “gjel të rrjepur të krimit të organizuar” pasi Rama përdori termin “gjysme gjel”.

“Sot denoncuam ne Prokurori gjelin e rrjepur te krimit te organizuar ne Shqiperi per Kanosje për shkak të detyrës; Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe Kanosja për të mos kallëzuar, te ushtruara ndaj Nenkomisarit Emiljano Nuhu.

I paska mbushur poturet e Haxhi Qamilit megjithese Prokurorine e ka si fraksion te Rilindjes. Po presim te na tregosh analizat e zerit te Gones. I dergoj Inglizi apo jo? Apo do i dergoje kur te cele gjethi?,” shkruan Spaho.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb