Dekani i Fakultetit të Kolegjit Universitat ”Luarasi” Mateo Spaho dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj kanë debatuar lidhur me amnistinë fiskale në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24.

Spaho u shpreh se amnisia fiskale nuk ka pse bëhet nëse ulen taksat, pasi me taksa të larta biznesi është i prirur të fshehë para. Nga ana tjetër Denaj i është kundërpërgjigjur duke thënë se me këtë synohet të goditet informaliteti dhe evazioni fiskal dhe jo sistemi i taksimit.

ANILA DENAJ: Administrata tatimore nuk është e vetmja dhe nuk mund të them brenda një afati kohor t’i verifikojnë të gjitha. Mbështetjen e kemi nga FMN, Bankës Botërore dhe ndërkombëtarët. Nuk e kanë shprehur opinionin sepse është i freskët, nuk kemi një draft.
Kanë marrë dhe ftesa për të na ndihmuar. Rama ka qenë i hapur për të marrë këtë ndihmë. është në proces, dhe jo i disa ditëve.

MATEO SPAHO: Pse të bëhet amnisti fiskale kur në vend të kishim kaq të larta këto taksa, t’i ulnim. Nëse një biznes paguan 15% taksë atëhere do të ishte më i prirur të fshihte para.

ANILA DENAJ: Nuk e ka eleminuar informalitetin në asnjë moment.

MATEO SPAHO: Vjen momenti dhe bën amnisti

ANILA DENAJ: Me objektiv informalitetin. Nuk kontestojmë sistemin e taksimit. Ne do të shohim lehtësirat fiskale për të ndryshuar frekuencën e paketave. Ky është një lançim për ta bërë në momentin e duhur për të gjithë. Ne do të diskutojmë informalitetin dhe evazionin.
Nuk është i lidhur me të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb