Ish-deputeti i PD Edmond Spaho në një prononcim për mediat tha se arrestimi i deputetit demokrat Klevis Balliu ishte një akt i pastër politik i Edi Ramës. Spaho u shpreh se Rama po kryen arrestime politike të përfaqësuesve opozitarë, se ka frikë nga kjo opozitë dhe nga populli.

“Edi Rama po sillet si diktator. Kërkon të burgosë protestues, ndërsa nuk arreston ata që janë hajdutët më të mëdhenj të këtij shteti e kombi, që vjedhin me koncesione. Nuk janë dënuar policët, që kanë gjymtuar qytetarët protestues, as ata që kanë bërë shoqërime më dhunë dhe kanë rrahur deputetin Balliu në komisariat. Rama arreston deputetët opozitarë se ka frikë nga fuqia e opozitës”, deklaroi Spaho.

Edmond Spaho theksoi se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë dhe se rezistenca e opozitës ndaj këtij regjimi do të vazhdojë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb