Analisti Skënder Minxhozi dhe ish-prokurori Shkëlqim Hajdari kanë ndarë mendimet e tyre për rolin që pritet të ketë SPAK.

Minxhozi theksoi se SPAK është e vetmja dritë në fund të tunelit që ka Shqipëria. Ndërsa, Hajdari vlerësoi se e shikon historinë e SPAK të shndritshme.

Skënder Minxhozi: SPAK duhet që të vazhdojë të godasë. SPAK është e vetmja dritë në fund të tunelit. Në kushtet kur gjithçka është bllokuar, i vetmi çelës që kemi identifikuar është sistemi i ri i drejtësisë që duhet të vajisë gjithë sistemin tjetër dhe ta vërë në vend.

Shkëlqim Hajdari: SPAK ka ngritur grepat, ka trajnuar marinarët, ka dalë në derë të hapur. Në det ka peshq të mëdhenj. Unë historinë e SPAK e shoh të shndritshme. Në këto zgjedhje nuk bëmë gjë, nuk do bëjmë zgjedhje si në Kosovë, duke u forcuar SPAK, rruga është e hapur, anija do nxjerrë peshq, me vështirësi, lodhje, heronj, me njerëz që do dëmtohen nga korrupsioni.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: