Klevis Balliu, shefi i Organizimit në PD, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24, foli për aksionin opozitar për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Ai tha se protestat janë në plan të parë, por këto do vijnë në forma të ndryshme.

“Këshilli Kombëtar u mblodh dje për aksionin opozitar, bërthama është organizimi i të gjitha strukturave të PD për të angazhuar qytetarët në një aksion frontal përballë Edi Ramës. Kjo qeveri duhet të largohet një orë e më parë.

Është katastrofike t’i rrisësh çmimin e energjisë qytetarëve. Çdo familje sot do sulmohet me këtë reformë”, u shpreh ai. Lidhur me hetimin e SPAK për privatizimin e “Kompleksit Partizani”, Balliu tha se nuk asgjë për t’u hetuar, por bëhet për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve.

Pjesë nga intervista:

Kur do fillojë aksioni opozitar?

Të gjitha deklarata që vijnë qoftë nga PD dhe PL, janë të koordinuara në bazë të diskutimeve që kemi bërë. Plani konkret i PD veç denoncimeve, është dhe aksioni në terren që ndahet në dy etapa, ajo e informimit të qytetarëve dhe nxjerrja  e një projekti opozitar për shembjen e qeverisë, që do të thotë protesta, por në forma të ndryshme.

Edhe ju edhe PL flisni për protesta, keni një datë se kur do të zhvilloni një protestë kombëtare?

Fillimisht  do informosh qytetarët, së shpejti do dalë dhe një datë për protestën, por duhet organizuar dhe e rëndësishme është fuqia që ajo do të ketë. Ju garantoj se ato protesta që do të nisin do të jenë të jashtëzakonshme dhe do të shkërrmoqin pushtetin e kësaj qeveria që ka mbi qytetarët. Sot tek ajo Dallëndyshe Bici ka banditë të dënuar për drogë, por askush nuk thotë asgjë për këto, për pedagogët u tregon dhunën e pushtetit. Në këtë kontekst janë mëse të nevojshme, janë protesta për Shqipërinë. Kur të nisin, do të jenë të vazhdueshme.

Po prisni të përfundojë hetimi për privatizimin e ish-Kompleksit Partizani dhe më pas të nisni protestat?

Për atë pyesni Pandeli Majkon, se ai e ka filluar, kjo bëhet për të tërhequr vëmendjen e inceneratorëve, aty ka ndodhur vetëm që prona i është kthyer pronarit, i kanë të gjitha dokumentet në rregull, shteti u ka dhënë pronën e tyre. SPAK nuk heton dot inceneratorët dhe ndaj nisin këtë hetim. Për hir të interesit kombëtar, është esenciale largimi i Ramës.

Po diskutohet në PD për zgjedhjet vendore?

Patjetër, opozita do të dalë me kandidatura të përbashkëta, në koalicion me partitë opozitare. Dje në mbledhje diskutoi edhe për kodin zgjedhor në PD. Ne po përgatitemi për primaret duke bërë kodin e ri për të vënë disa kushte, ngritjen e një komisioni. Ka një grup pune në PD që po merret.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: