Pas vendimit të SPAK, për të hequr sekuestron për kompjuterët, celularët, e serverat e Lapsi.al, media e cila nxori databazën e të dhënave personale, për 910 mijë qytetarë të Qarkut të Tiranës, ka reaguar avokati i këtij portali, Dorian Matlija.

Ky i fundit për një prononcim për mediat, tha se deri më tani, SPAK nuk ka marrë në pyetje asnjë patronazhist, apo të drejtohet në subjektin politik për të cilën thuhet se është i përfshirë në publikimin e të dhënave.

“Kjo është një çështje e freskët. Ky është një zhvillim i ri i gjykatës Evropiane dhe është marrë edhe nga apeli këtu. Deri tani nuk ka asnjë informacion apo pretendim nga ana e SPAK.
Në fund të fundit, nuk rezulton që SPAK të ketë thërritur patronazhistët, të shkonte tek subjekti politik që dyshohet se ka pasur këtë databazë”, tha Matlija.

Kujtojmë se para zgjedhjeve të 25 prillit, Lapsi.al nxori një databazë të të dhënave personale të mbi 900 mijë qytetarë në Tiranë që më pas mori emrin si ‘skemë patronazhistësh’ dhe hapi një debat kryesisht në politikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb