I ftuar në emisionin “Open” në News24, analisti Fitim Zekthi, në një komentim të situatës për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ka deklaruar se puna e Prokurorisë së Posaçme në këto 3 vite ka qenë një dështim.

Zekthi ka shtuar se kryeministri Edi Rama nuk po bën lojën e politikës për të pasur kontrollin e SPAK, por po bën lojën e entiteteve të tjera.

“SPAK ka thyer pritshmëritë se mund të bënte diçka, ka dështuar tërësisht.

Tani po i njëjti entitet politik kërkon ta marrë nën kontroll për tre vitet e ardhshme.

Jemi në një situatë tipike ku regjimi politik është i paqartë ku nis e mbaron vetëm e ku nis e mbaron mafia e korrupsioni.

Jemi në një pikë që mafia e sistemi politik konkurrojnë për të njejtën gjë për të drejtuar të njëjtin territor he nuk ka vend për të dyja. Rama është duke bërë lojën, jo të sistemit politik, por të entiteteve të tjera për të pasur kontroll ndaj SPAK.

Zonja Kim duke qenë se amerikanët kanë paguar para e kanë sjellë ekspertë për reformën në drejtësi, nuk besoj e kanë bërë për t’ja lënë Ramës, sepse nëse do të ishte kështu nuk do të bënin fare reformë sepse politika e kishte nën kontroll drejtësinë, por janë përpjekur të bëjnë një reformë që kjo të mos ndodhë. Por krimi dhe korrupsioni janë kaq të rrënjosur në politikë e PS që vihet re se është shumë e vështirë të zhduke ky kontroll gjigand që kanë mbi drejtësinë. Përpjekja e SHBA është që sistemi i drejtësisë të mos bjerë në duart e Ramës”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: