SPAK i është drejtuar me një kërkesë KQZ dhe KAS lidhur me zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Durrësit, raporton gazetari Osman Stafa për BalkanWeb.

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja kërkon nga KAS dhe KQZ që t’i jepen çdo provë që kanë administruar gjatë procesit të shqyrtimit të ankimeve në lidhje me rezultatin në qarkun e Durrësit.

Sipas Krajës, subjektet politike këto ditë kanë depozituar prova pranë KQZ apo KAS që mund të hedhin dritë mbi veprat penale të kryera gjatë zgjedhjeve në Durrës.

  • foto galeri

Nga ana tjetër KAS vendosi për qarkun e Durrësit rinumërimin e 108 kutive, dhe pas rezultatit të ri final LSI që kishte pretendime për mandatin nuk arriti ta marrë sërish.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb