TIRANË

Është shpallur këtë të martë pretenca për ish-anëtarin e Komisionit të Pavarur të Apelimit, Luan Daci.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për ish-gjyqtarin Daci, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Pak muaj më parë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për pezullimin nga detyra të ish-gjyqtarit Daci, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve, duke fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb