Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” duke folur për manifestimin e 2 marsit të thirrur nga presidenti i vendit Ilir Meta, deklaroi se presidenti mund të ketë të drejtë në shumë çështje, por nuk e kupton thirrjen e tij për të dalë në shesh.

Vasjari theksoi se SPAK mund t’i japë të drejtë presidentit në disa çështje, duke shtuar se dalje në manifestim në shesh është shqetësuese.

Presidenti i Republikës ka të drejtë nga pikëpamja institucionale dhe Kushtetuese. Ai po bën një betejë politike që tejkalon institucionet dhe kjo përbën shqetësim. Pyetja ime është që nëse SPAK i jep të drejtë presidentit ose nuk i jep, cili është hapi tjetër, këtë duhet të dimë. Unë besoj se SPAK do i jap të drejtë presidentit në shumë cështje. Kjo sepse pretendimet e presidentit janë korrekte nga pikëpamja ligjore dhe mendoj se SPAK do i jap shumë të drejta presidentit. Nuk arrij të kuptoj si mund të bëhet dot rruga institucionale me daljen në shesh. Kam shqetësim se po kthen opozitën dhe njëherë në shesh”, tha Vasjari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb