Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ironizuar lëvizjen e SPAK sa i takon çështjes ‘Mcgonigal’. Në një dalje për mediat Berisha tha se nuk mjaftoi vendimi i gjykatës së SHBA-së, por duhej që aktpadinë ta sillte Gaz Bardhit që të vihej në lëvizje SPAK-u për verifikimet ndaj kësaj çështje.

“Nuk mjafton kjo mori e pafundme të dhënash të shtypit botëror dhe shqiptar, publikimi i vendimit të gjykatës së SHBA për hetimin e Ramës dhe qeverisë, etj. Por duhej të gjente Gaz Bardhi akt padinë që ta lexonte skapi i partisë.

Kishte një mënyrë, drejtësia duhet të fliste me forcën më të madhe, por përkundrazi, drejtësia është pjesë e kësaj dosje.

Kjo pasi Mcgonigal drekonte e darkonte jo vetëm me politikanë të inkriminuar si Balla, por takohej me gjykatës dhe prokurorë, merrej dhe me vetting, ku të dëshironte Edi Rama. A përfundoi me këto përpjekja e Ramës për asgjësimin e opozitës? jo! Rama nuk njeh asnjë lloj norme. Njeh vetëm një parim, frikën. Frikën, frikën dhe vetëm frikën. Kësaj here duhet të trembet shumë nga shqiptarët, pasi ai vazhdon qëndrimin e tij kriminal për asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb