SPAK propozon Aida Hajnajn për kyetare të BKH-së. Ky propozim erdhi pasi tre kandidatët e tjerë Ervin Hoda, Idajet Faskaj dhe Artur Beu janë s’kualifikuar nga ky proces.

Sipas SPAK, Aida Hajnaj plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe emri i saj i është dërguar KLP për votim.

Aida Hajnaj është aktalisht zv/drejtore e Policisë së Shtetit dhe pak ditë më parë në një deklaratë për shtyp, nënkryetari i PD, Edi Paloka e ka paralajmëruar emërimin e saj në krye të asaj që quhet ‘FBI’ e Shqipërisë, por duke akuzuar se kjo është një lëvizje e Ramës për të kapur edhe këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë.

BalkanWeb mëson po ashtu se procesi i përzgjedhjes së emrit dhe propozimi i Aida Hajnajt është monituruar nga përfaqësues të SHBA dhe BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb