Në seancën plenare në Kuvend, Elisa Spiropali i është drejtuar me akuza të ashpra ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjithashtu Spiropali i bëri thirrje SPAK që të mos heshtë por të dëgjojë ulërimat që thërrasin dhe kërkojnë drejtësi.

“Përderisa sa SPAK të sheh jo vetëm gjallë por edhe me armën ngrehur. Korrupsioni yt ulëret nga Gërdeci tek Kompleksi Partizani i dhëndrit. Ti bën mirë që e luan rolin e viktimës përderisa sa SPAK nuk i dëgjon ulërimat e të vjedhurve dhe të vrarëve prej teje. Pa folur për ata që u vranë poshtë dritares, janar për janar ulërima nuk mbërrika në dyert e SPAK. Është kjo shumicë që e ka mbështetur këtë reformë në drejtësi edhe atëherë kur ju dilni me molotov sepse reforma në drejtësi kërkonte vota në Kuvend. SPAK ti e quan skap përderisa nuk të ka kapur dhe ku ti duhet të jesh në të vetmen karrige ku duhet të japësh llogari. Ti thua se Rama po i bën presion SPAK sepse ka frikë se ty. Po ku ka rivalë më të mirë se ty. Edi Rama nuk mund të gjente dot sot një rival më të damkosur se ty. Po të ishte për Ramën dhe PS kandidatura jote është më e mirë se asgjëja dhe të dalësh këtu deh të kundërmosh siç ketë bërë gjithë këto vite pa asnjë etikë. Por ne jemi ndryshe dhe duam t’ja heqim këtë erë politikës shqiptarë. Të rinjtë duna të çlirohen nga ky mashtrim, e shohim politikën vetëm si një armë për të linçuar kundërshtarin. Më erdhi keq kur dëgjova një deputete të opozitës së re që foli me të njëjtë gjuhë. Përdori vdekjen si mjet për të fituar pikë politike. Drejtësia le të na thotë A është ky ai plaku qelibar që hiqet apo është ai që na thonë Shtetet e Bashkuara. Le të na ndriçojë drejtësia , për këtë kemi nevojë. Kemi nevojë për drejtësi”, tha më tej Spiropali.

/VIJON…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb