Gazetari i Birn Gjergj Erebara, në emisionin ‘Frontline’ në News24 u ndal tek situata në rrugën e Arbrit.

Gjatë bisedës në studio, Erebara u shpreh se punimet në rrugën e Arbrit nuk kanë pasur zhvillim, ndërsa shtoi se dukshëm duket se paratë kanë mbaruar.

Pjesë nga biseda:

Rruga e Arbrit?

Ola Xama: Sa i takon kontrata e Rrugës së Arbrit ka përfunduar në 2 mars. Pra ne shohim që nuk përfunduar jo vetëm tuneli i Murrizit por as edhe lote të tjera të kësaj rruge që kanë të bëjnë edhe me sigurinë, për të përmbushur kushtet që të mos kthehet në burim aksidentesh, apo edhe probleme për shkak të motit të keq që i kemi parë të shpeshta gjatë rrugës së dimrit.

Tuneli i Murrizit më i shtrenjtë, sipas dokumenteve?

Ola Xama: Që prej shembjes së tunelit të Murrizit, pas dy muajsh Ministria e ka pranuar dhe më pas nuk kishte shpjegim për zgjidhje teknike… Shteti për të ndërtuar rrugë kur nuk ka para, merr borxh përmes bonove të thesarit…Shteti ka paguar 40 mln euro për interesin e kompanisë gjoka që ka hedhur kapital të vetin…. Sot është 328 mln euro vlera totale e kontratës, por ndodhi edhe shembja e tunelit të Murrizit dhe kompania pretendon se është defekt gjeologjik dhe fajin e merr kompania…

Gjergj Erebara: I gjithë ky projekt i qeverisë Rama për të dhënë koncensione me vlerë 2 mln euro ishte një skemë piramidale…Praktikisht punimet në rrugën e Arbrit nuk kanë ecur dhe dukshëm paratë janë mbaruar. Në atë rrugë nuk punohet më…Segmenti nga Klosi deri bë Bulqizë një tjetër segment i rëndësishëm nuk punohet. Kostoja më e madhe është se rruga nuk po përfundon, paratë janë paguar, interesat kanë paguar dhe nuk përfundon…Çdo ditë vonesë në rrugë kanë kosto…

Ola Xama: Jemi në kushte që po kërkojmë respektim të kontratës dhe dyshimet se sa kushtojnë është tjetër diskutim. Sot kemi paguar, por nuk kemi asgjë.

Gjergj Erebara: Disa tendera që janë pranë fondit limit që janë dukshëm të manipuluara si rasti i Unazës edhe për Kardhiq-Delvinë duhen hetuar. Nëse bën një hetim të parave, besoj që prokuroria do të jetë në gjendje të gjejë nëse paratë kanë shkuar për ndërtimin e rrugëve , apo për gjëra të tjera. Prokuroria po bën minimumin e dukshëm përballë presionit…Bën sikur ka sekret hetimor. Hetimet e kësaj natyre nuk ka nevojë të zvarriten kaq shumë, vetëm në rast se mungon vullneti politik. Autoriteti që krijoi SPAK besoj që ka pasur tendencën ta krijojë me njerëz të dobët që nuk janë të gatshëm të kryejnë rolin e tyre…Deri tani pavarësisht se disa gjëra janë bërë, hetimet po zvarriten dhe goditjen për bëhen më shumë për spektakël.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb