SPAK ka “trokitur” edhe në KQZ. Prokuroria e Posaçme kërkon dokumentacione nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për tenderin e pajisjeve elektronike.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se kërkesa e drejtuar ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mban emrin e kreu të SPAK, Altin Dumani dhe është firmosur më datë 16 gusht 2024.

Dok
Dok

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevoja të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit me nr.”REF-83073-12-23-2020″ me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor” dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. “REF-89113-03-04-2021”, me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave” – thuhet në kërkesë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: