TIRANË
Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon në këto momente mbledhjen plenare të saj, ku të pranishëm janë të gjithë anëtarët e këtij institucioni.
Kreu i KLP, Gent Ibrahimi, pohoi se me 19 dhjetor do të betohen 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme, apo siç njihet nga opinioni publik si SPAK-u. Ngritja e kësaj strukture pritet të “shkrijë” Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa për 16 prokurorët e mbetur do të vendoset sot për t’i transferuar në rrethe.
“Më 19 dhjetor betohen 8 anëtarët e SPAK. 16 prokurorë nga Krimet transferohen në tjetër vend. Sot transferohen në rrethe prokurorët e mbetur te Krimet”-tha mes tjerash Gent Ibrahimi.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ambasada amerikane në Tiranë publikoi një video, përmes së cilës tregonte formën se si do të ngrihet SPAK-u. Ambasada paralajmëroi se me ngritjen e kësaj strukture të re nuk do të kenë asnjë shpëtimi “bosët e krimit”, pro as për ata persona, që deri sot i kanë bërë ballë forcës së ligjit.