“Edhe 6.1 milionë euro të tjerë nga xhepat e shqiptarëve do japë qeveria për djegësa që nuk punojnë. SPAK të veprojë”.

Ky është denoncimi dhe thirrja që Sekretarja për Marrëdheniet me Publikun e Partisë Demokratike, Jola Hysaj ka bërë në një dalje për mediat nga selia blu.

DEKLARATA E PLOTË:

Integreted Energy, kompania e inceneratorëve që nuk djegin kurrë dhe asgjë veç parave publike, do të marrë edhe 6.1 milion euro nga qeveria.

Quajeni bonus për rrjepjen e qytetarëve.  Edhe pse mbetjet nuk digjen, por mbulohen, sepse ende nuk ka një impiant; paratë nga buxheti i shtetit, dmth nga xhepat tuaj, vazhdojnë të rrjedhin.

Edhe pse pronarët e Integreted janë në arrati, pas publikimit të skandalit të shekullit, qeveria bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Çfarë do të thotë kjo:

-Mafia e plehrave ka imunitet politik;

-Shkarkimi i Arben Ahmetajt nuk ndryshon gjë në jetën e aferës, sepse vjedhja shkon më lart se tigri prej letre;

-Qeveria nuk ndalet, sepse e sheh se të vetmit që ‘e hanë’ janë peshqit e vegjël, dhe të mëdhenjtë

nuk preken;

-Qeveria vazhdon sikur nuk ka ndodhur asgjë, sepse nuk ka trysni, as nga drejtësia dhe as nga arbitrazhi i huaj;

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK që ta vrasë frikën.

Çdo stepje, çdo mbyllje sysh para shumva të tilla, që lëvrohen por nuk kthehn në punë apo investime publike, i bën ata bashkëfajtorë.

Hemorragjia financiare dhe turpërimi publik, mbyllen vetëm me nisma të guximshme. Opozita e bashkuar në Frontin e Shpëtimit Kombëtar do të përkrahë cdo prokuror që mbron interesin publik dhe kombëtar.

Një qeveri që vjedh popullin e vet, nuk përfaqëson më shumicën, por një klikë.

Zakoni i klikave është që pasi mbysin zërat kundër, u kthehen bashkëpunëtorëve.

Shqipëria është në rrezik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb