Rezulatet negative dhe humori i keq në dhomat e zhveshjes. Kaq është dashur që te Interi të mendojnë një zgjidhje drastike në pankinë.

Duket e pabesueshme, por mediat italiane bëjnë të ditur se klubi zikaltër ka në mëndje emrin e një “armiku” të betuar për të zëvendësuar në pankinë Luçiano Spaletin. Ai është Antonio Konte, i cili vijon pushimet që pas largimit nga Çelsi.

Edhe më parë, emri i ish-teknikut të Juventusit ishte afruar me Interin, por tani gjithçka mund të realizohet për shkak të miqësisë mes Kontes dhe Bepe Marotës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb