Merkatoja me ardhjen e Sedrik dhe largimin e mundëshëm të Perisiç si dhe sezoni që hyn në pjesën më të nxehtë me tranfertën ndaj Torinos, janë çështjet kryesore të Luçiano Spaletit, që në konferencë për shtyp, kërkon të sqarojë situatat dhe natyrisht të karikojë të tijtë.

Kampionati
“Po punohet mirë, pastaj janë momentet ku arrin të marrësh maksimumin dhe të tjerët kur e sheh veten në vështirësi. Nga lojtarë të veçantë nuk pres asgjë më shumë nga sa po bëjnë, pres nga e gjithë skuadra që të arsyetojë më mirë se çfarë do të thotë skuadër. Për të siguruar rezultate të mira nuk duhet të varemi nga një lojtar u vetëm. Ccdokush duhet të japë më të mirën”.

Ikardi
“Sipas meje, Mauro po bën një kampionat të mirë dhe një lojë që përfshin kapacitetin dhe karakteristikat e tij. I kërkohet që të bëjë diçka më shumë që të kompletohet më shumë dhe ai ka dhënë gatishmërinë e tij për të rritur bagazhin si lojtar. Ndonëjherë ia del mbanë, ndonjëherë diçka më pak. Ajo që po bën është në sintoni me vlerën dhe cilësinë e tij”.

Torino
“Torino është një skuadër e ndërtuar mjaft mirë në aspektin fizik. Loja e tyre përbëhet nga ndërhyrjet e forta, përplasjet fizike dhe vrapi. Ne duhet të japim diçka më shumë se ata sepse kjo nuk është karakteristika jonë, por duhet të mësojmë dhe të luftojmë për të përballuar kundërshtarët fizikë. Maxarri është një tajner i mirë dhe ka njohuritë e nevojshme për këtë mënyrë loje”.

Perisiç
“Wshtë normale që të flitet për të gjatë merkatos sepse është një lojtar i fortë. U pëlqen shumë klubeve, por këto arsyetime kanë nevojë për gjëra konktere. Lojtari e di se cili është profesioni i tij, ndaj presim që ai të bëjë atë që di më mirë në fushën e lojës. Duhet të japë më shumë”.

Sedrik
“E njohim të gjithë. Ardhja e tij ka të bëjë me gjendjen e Vrsaljkos dhe limitet e UEFA-s. Po shqyrtojmë me Atletikon e Madridit për të bërë atë që është më e mira për lojtarin”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb