Alex Meret rinovon me Napoli. Ky është lajmi i publikuar sot nga mediat italiane, të cilat shkruajnë se portieri 25 vjeçar do të vijojë të qëndrojë te blutë.

Ka qenë vetë trajneri i napoletanëve, Lucciano Spalleti që ka dhënë dakordësinë për vazhdimin e bashkëpunimit me italianin. Kontrata aktuale skadonte vitin tjetër, teksa Meret ka vite që është pjesë e kësaj skuadre.

Gggg
Gggg

Napoli humbi shumë prej titullarëve në verë, duke bërë kështu që cilësia e skuadrës të bie ndjeshëm. Largimet e futbollistëve si Dries Mertens apo Insigne kanë lënë një boshllëk në skuadër, por gjithsesi ekipi vijon të kryesojë kampionatin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: