Në intervistën para ndeshjes së shtunës kundër Udinezes, trajneri i Interit, Luçiano Spalleti, është ‘ngacmuar’ nga gazetarët përsa i takon sfidës së martë në kupë kundër Pordenones ku zikaltërit u kualifikuan pas goditjeve të penalltive. Spalletti përdori ironinë duke u shprehur se në merkato kërkon 3 emra ‘big’, për të vlerësuar lojtarët aktual që ka në ekip.

“Nëse nuk vendos lojtarët në mënyrën më të mirë të mundshme, është e vështirë që të marrësh rezultat. Të krijosh pritshmëri të mëdha, nuk i bën mirë Interit në rezultate. Ndaj Pordenones problemi qëndronte në menaxhimin e forcës sonë. Në sulm bëra shumë ndryshime, dhe kjo ndoshta ndikoi. Sa i përket merkatos duhet të flasim me drejtuesit për planet. Nëse më kërkoni tre emra, ja ku po ua them; Serxhio Ramos, Iniesta dhe Sançez. Ata që kanë dërguar Interitn para të gjithëve, u duhet dhënë merita që u takon”, u shpreh strategu zikaltër.

Më pas nuk mungoi dhe një koment për rivalët e radhës.

“E njoh Pocon, kemi punuar bashkë në zgjedhjen e shumë lojtarëve që më pas janë bërë të famshëm. Sonte do të flemë pak, në pritje të ndeshjes ndaj Udinezes”, ka thënë Spalletti.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: