Napoli mundi 0-1 Juventusin mbrëmë në Serie A, duke bërë kështu që titulli të jetë më afër se kurrë. Nuk mund të fshihte lumturinë trajneri i napoletanëve, Lucciano Spalleti, në konferencën pas ndeshjes.

“Kur fiton këto ndeshje, kundër një kundërshtari të këtij niveli dhe ke këtë renditje në tabelë, vendos tulla të rënda. Lojtarët me të drejtë festuan pak, aq më tepër duke pasur parasysh faktin se goli erdhi në kohën shtesë. Megjithatë presim të hapim shishet dhe zemrat, duhet edhe pak kohë.

Vetëm i kam komplimentuar djemtë, ne luajtëm një ndeshje të mirë përpos vështirësive. Nuk ishte e lehtë pas eliminimit nga Champions League, do të ishte e vështirë të bësh më shumë se kaq.

Nëse i jetojmë këto ndeshje të gjithë bashkë, gëzimet dyfishohen, sikur të gjithë të përjetojmë disfata bashkë, vuajtjet janë sa gjysma. Kemi luajtur lojën që kemi dashur që nuk është e lehtë sepse ndonjëherë episodet të drejtojnë në pista të ndryshme, por duke këmbëngulur me idetë e tua në planin afatgjatë shpërblehesh dhe mendoj se dolëm mirë dhe e merituam këtë renditje” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: