Trajneri i Napolit, Spalleti ka dhënë mendimin e tij para ndeshjes me Romën.

“Roma është një ekip i madh, me lojtarë të rëndësishëm, me një trajner shumë praktik dhe me këmbë në tokë. Janë konkretë dhe dinë çfarë duan, zgjedhin me kujdes episodet që sjellin avantazhe dhe në ato episode japin gjithçka.

Më duhet t’u them bravo djemve sepse fituan ndeshjen e fundit në Salerno. Tani rezultatet e të tjerëve nuk varen nga ne, por sjellja jonë nuk duhet të ndryshojë. Nuk po mendoj për një pjesë të titullit sepse nuk jam i mirë në matematikë. Di vetëm nëse fitojmë nesër, do të shkojmë në 53 pikë.

Tre pikët në kampionat, janë gjithmonë një gjë për t’u marrë në shtëpi. Ndeshja kundër Romës, është një përballje e drejtpërdrejtë e cila duhet shijuar nga pikëpamja taktike dhe përplasja e lojtarëve.” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: