Italia ende nuk e njeh fatin e saj në grupin eleminator, kjo pasi fillimisht do duhet të përballet me Gjermaninë, në çerekfinalen e Nations League. Megjithatë duket se tekniku i “azzurrëve”, nuk kërkon të bëjë llogari, teksa kërkon suksesin ndaj “panzerave” e më pas të japin maksimumin në grupin eleminator:

“Është diçka e logjikshme, duhet të fitojmë ndaj Gjermanisë, i tillë është sporti. Kjo sepse nëse fitojmë sigurisht do të jemi një ekip më i fortë. Llogaritë nuk na pëlqen t’i bëjmë. Në çdo sfidë ne duhet të japim gjithmonë maksimumin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: