Luciano Spalletti ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Interit, ku i pranishëm ka qenë edhe Steven Zhang, djali i pronarit kinez, Zhang Jindong.

Mësohet se palët kanë biseduar për kontratën, por edhe blerjet e reja që do të bëhen. Kontrata aktuale me Interin i skadon në qershor të vitit 2019.

Sipas mediave italiane palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një rinovim të kontratës deri në vitin 2021.

Kontrata e re parashikon edhe rritjen e pagës. Trajneri ka dalë i lumtur nga zyrat e klubit, teksa është njoftuar se zyrtarizimi i kontratës së re do të bëhet sot në orën 16:00, ku Spalletti do të mbajë edhe një konferencë për shtyp.

Mediat italiane kanë folur edhe për blerjen përfundimtare të Cancelos dhe Rafinhas para 31 majit.
Spalletti i ka kërkuar klubit tri apo katër blerjet të forta për tu prezantuar sa më mirë në Ligën e Kampionëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb