Pas u zu me Francesco Tottin, “dogji” Mauro Icardin tek Interi, një tjetër kapiten largohet kur në drejtim është trajneri Luciano Spalletti. Tani është zyrtare.

Lorenzo Insigne do të luajë për Toronto FC, ekipi kanadez që merr pjesë në elitën e futbollit amerikan, e thënë ndryshe, në MLS. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare, klubi kanadez bën të ditur se ka siguruar shërbimet e sulmuesit italian, i cili do të kalojë në MSL në fund të këtij sezoni.

Insigne ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare, duke filluar nga 1 korriku 2022. Sulmuesi napolitan do të luajë muajt e fundit me fanellën e kaltër, skuadër me të cilën militon që nga viti 2010.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb