Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) po vlerëson skenarët e mundshëm të Ligës edhe sa i takon pjesëmarrjes në Kupat e Europës. Medat spanjolle raportojnë se në mbledhjen e ditës së sotme është sugjeruar që të merret për bazë renditja aktuale e kampionatit që prej ndalesës së 11 marsit.

Ndaj, nëse kampionati nuk do të rinisë, RFEF do t’i komunikojë UEFA-s se Barcelona, Real Madrid, Sevilja dhe Real Sociedad do të jenë pjesë e Champions League sezonin e ardhshëm, ndërsa Atletiko Madrid dhe Getafe në Europa League. Nëse në finalen e Copa del Rey, ku do të jenë prballë Bilbao dhe Sociedadi, fituesja do të ketë dhe një pozicion të fituar më parë nga kampionati, atëherë në Europa League do të shkojë Valencia. Nëse e fiton Atletik Bilbao, atëherë do të shkojnë këta të fundit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb