Qeveria e Spanjës do të japë 400 euro në muaj për refugjatët ukrainas që kanë gjetur strehim në vend.

Ndihma do t’u jepet ukrainasve që kanë marrë mbrojtje të përkohshme në Spanjë dhe nuk kanë burime të mjaftueshme financiare.

Qeveria miratoi dekretin mbretëror të hënën, njofton Ministria e Përfshirjes, Sigurimeve Shoqërore dhe Migracionit.

Për çdo të mitur do të ndahen edhe 100 euro shtesë.

Qeveria tha muajin e kaluar se më shumë se 130 mijë personave nga Ukraina u është dhënë mbrojtje e përkohshme në Spanjë që nga fillimi i luftës me Rusinë.

Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët, pothuajse 10 milionë ukrainas kanë ikur në vende të tjera që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb