Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Njoftimi vjen një ditë pasi partitë e majta të vendit pësuan një disfatë të fortë nga konservatorët në dy zgjedhje komunale dhe rajonale. Zgjedhjet do të mbahen në korrik.

Në një fjalim, Sanchez njoftoi se kishte informuar mbretin Felipe VI, kreun e shtetit të Spanjës, për “vendimin e tij për shpërndarjen e Parlamentit dhe thirrjen e zgjedhjeve të përgjithshme. 23 korriku, dita e shprehjes së vullnetit të popullit” është shprehur kryeministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb