“Nuk duhet ti luajmë si sfida miqësore”, Edy Reja ishte i qartë në daljen e parë për mediat, për dy testet kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë. Shqipëria do të përpiqet të shmang “skenarët” e ‘Wembley’, ku u turpëruan me Anglinë 5-0, ndaj Spanjës objektivi i kuqezinjve është të qëndrojnë në garë deri në fund.

Asnjëherë, Shqipëria nuk ka arritur ti marrë qoftë dhe një pikë “furive të kuqe”, në 7 përballje i kemi humbur të 7, keni arritur ti shënojmë vetëm dy gola ndërsa kemi pësuar 29-të, spanjollët janë përgjegjës për një nga humbjet më të rënda në histori, 9-0. Në shifra dhe jo vetëm, kjo është një transfertë shumë delikate.

Historia dhe objektivat ndryshojnë kur bëhet fjalë për sfidën me Gjeorgjinë, objektivi është një dhe i vetëm, të fitojmë sfidën e fundit në ‘Air Albania’ përpara se impianti i kryeqytetit të mbyll dyert për të qenë gati për finalen e Conference League.

Në këto dy miqësorë, Edy Reja do të përpiqet të shoh në aksion disa elementë si Asllani, Vrioni, Balliu etj, sigurisht pa humbur balancat.

Shqipëria grumbullohet në Barcelonë, këtë të hënë, ku do të qëndrojë më 27 mars, më 28 kthehet në atdhe, për tu përgatitur për miqësoren kundër Gjeorgjisë më 29 mars.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb