Spanja deklarohet pro njohjes së Kosovës, në rast të arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë, por thotë se është kundër ndryshimit të kufijve. Mediat spanjolle shkruajnë sot se në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës janë njoftuar në detaje lidhur me ecurinë e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, dhe pritet që një marrëveshje historike ndërmjet dy vendeve të arrihet brenda katër apo gjashtë muajsh.

Po sipas të njëjtave burime, Spanja është kundër idesë së propozuar për ndryshim të kufijve, pasi argumentojnë se një gjë e tillë mund të përdoret si precedent nga nacionalistët në Katalonjë, të cilët mund të kërkojnë njohje ndërkombëtare më vonë.

Mediat citojnë ministrin e jashtëm, Borell të ketë thënë se se në rast të arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, atëherë edhe vendet të cilat nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet, do të lëviznin përpara për të marrë një vendim përfundimtar për njohje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb