Spanja ka vuajtur jo pak në 4 nga 5 ndeshje të këtij Evropiani. Dy ndeshjet e para në grupe barazime dhe 2 ndeshjet me eliminim direkt janë fituar jo në kohën e rregullt, madje e fundit ndaj Zvicrës me penallti.

Megjithatë, iberikët dominojë me statistika. Luis Enrike vazhdon të besojë se zotërimi i topit është arma kryesore që Spanja të shkojë sa më larg në këtë kompeticion.

Sistemi i trajnerit bazohet te stili i AND-së së Barcelonës dhe diçka të tillë ai e ka pranuar vetë në konferencat për shtyp. Për më tepër, në skuadrën e tij ka futbollistë si Buskets, Alba dhe Pedri, por edhe të tjerë si Ferran Torres, Erik Garsia apo Laport që kanë qenë prej disa vitesh nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Ata e dinë mjaft mirë se çfarë do të thotë të zotërosh topin. Përpara ndeshjes me Zvicrën, mesatarja e zotërimit të topit nga ana e spanjollëve ishte 70%. Ekipi i Luis Enrikes arriti që të kryente 910 pasime ndaj Zvicrës, kundër 284 të helvetëve.

Pika e dobët e Spanjës është faza mbrojtëse. Ka treguar se sa herë kundërshtari ka topin mund t’i bëjë keq dhe dyshja Laport-Erik Garsia apo Laport-Torres nuk është e pathyeshme. Mungon eksperienca e tyre në këto ndeshje të rëndësishme dhe kjo mund të jetë një faktor negativ në ndeshjen përballë Italisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb