Qeveria spanjolle miratoi sot aplikimin e një dozë të tretë të vaksinës Pfizer dhe Moderna për grupmoshën mbi 70-vjeç.

Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se dozën e tretë mund ta marrë çdo person që ka kaluar gjashtë muaj nga aplikimi i dozës së dytë të vaksinës.

Aktualisht në Spanjë është vaksinuar rreth 78% e popullsisë.

Më herët administrimi i dozave të treta në Spanjë ishte miratuar për pacientët me kancer dhe grupe të tjera të rriskuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb