Qeveria qendrore e Spanjës ka miratuar një paketë të re të ndihmës financiare për bizneset në vlerë prej 4.2 miliardë eurosh, ndërkohë që autoritet shëndetësore gjatë 24 orëve të fundit regjistruan 10.654 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19).

Kjo është dita e 13-të  që shkalla e infeksionit dy-javor i Spanjës është rritur, megjithëse ritmi i përshpejtimit është ngadalësuar këtë javë.

Disa rajone, përfshirë Katalonja, po përgatiten për një krizë tjetër të mundshme në spitale përderisa infeksionet rriten dhe njësitë e kujdesit intensiv janë të zëna afër 30 për qind nga pacientët e prekur me COVID-19.

Së fundmi, Katalonja ka vendosur kufizime në sektorin e mikpritjes duke u lejuar të qëndrojnë të hapura vetëm gjatë mëngjesit dhe drekës.

Paketa e ndihmës është shpallur për bizneset që luftojnë në sektorin e mikëpritjes, turizmit dhe shitjes me pakicë.

“Ajo synon të ulë qartë kostot e funksionimit të bizneseve në këto sektorë”, tha në një konferencë për media ministrja e Thesarit, Maria Jesus Montero.

Një pjesë e planit nënkupton se pronarët me më shumë se 10 prona në qendrat urbane, të cilët nuk kanë rënë dakord për një zbritje me qiramarrësit që veprojnë në këto sektorë, do të duhet të ulin qiranë në gjysmë deri në muajin maj.

Pronarët do të komepensohen pjesërisht me kredi tatimore dhe stimuj të tjerë financiarë për të ulur qiratë.

Më shumë kredi do t’u vihen në dispozicion bizneseve që luftojnë, të cilat do të lejohen të vonojnë pagesat e taksave.

Akoma shumë grupe të industrisë thonë se ndihma është pak vonë. Sipas Shoqatës së Mikpritjes në Spanjë, midis 85 mijë dhe 100 mijë kafene dhe restorante pritet të mbyllen përgjithmonë deri në fund të vitit.

Qeveria po ashtu theksoi një ligj të rëi që do të ndalojë dëbimet e njerëzve në nevojë nga shtëpitë e tyre derisa të hiqet gjendja e jashtëzakonshme në muajin maj.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb