Autoritetet në Spanjë kanë ngritur alarmin për mafien shqiptare. Ata kanë theksuar se grupet kriminale kanë arritur deri në atë pikë sa të kontrollojnë pjesën më të madhe të trafikut të marijuanës.

Mafia shqiptare zbarkoi në Spanjë në vitet 1990, ku fillimisht u njoh për trafikim të qenieve njerëzore dhe heroinë.

Megjithatë me kalimin e viteve këto organizata të rrezikshme kriminale pjesë e së cilës ishin nga Shqipëria dhe Kosova janë sofistikuar dhe shtrirë thuajse në të gjithë territorin duke u bërë mbretërit e trafikut të drogës jo vetëm në Spanjë, por edhe në Britani apo Ekuador.

Policia në Spanjë ka thënë se bandat shqiptare kanë ngritur plantacione kudo, investimi që bëjnë është shumë i vogël, por fitimi i tyre është i menjëhershëm. Gjithashtu autoritetet paralajmërojnë edhe rrezikun e këtyre organizatave që kanë marrë nën kontroll trafikun e marijuanës në vend.

“Deri më tani, klanet shqiptare të pranishme në Spanjë kanë vepruar shumë më diskrete në krahasim me mafiozët e tjerë ndërkombëtarë. Ata që janë të përkushtuar ndaj trafikut të drogës mbajnë një profil të ulët, edhe pse janë shumë të dhunshëm, zakonisht nuk e shfaqin në publik. Në këtë mënyrë, ata mund të kalojnë pa u vënë re për të vazhduar prodhimin e marijuanës në një shkallë të gjerë dhe më pas ta prezantojnë atë në Evropë”, raportojnë mediat spanjolle.

Klanet shqiptare thuhet se kanë fituar besimin e të gjitha organizatave kriminale ndërkombëtare. Këtë e kanë arritur kryesisht për shkak të frikës që ngjallin. Megjithatë, këto banda janë goditur vazhdimisht nga Forcat dhe Trupat e Sigurisë së Shtetit dhe çdo javë ka operacione antidrogë me të arrestuar me origjinë shqiptare.

Ndonëse, sigurisht, pjesa dërrmuese e këtyre arrestuarve janë ‘koshptar’ të quajtur në këtë mënyrë pasi kujdesen për plantacionet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb