SPANJA

Stuhia ‘’Filomena’’ po shkakton dëme të mëdha në Spanjë duke ngrirë dhe bllokuar pjesë të vendit. Në Madrid dëbora ka shkuar në 50 centimetër teksa numri i viktimave nga situata e fatkeqësisë ka shkuar në 4.

Nga ana tjetër autoritetet po përshpejtojnë që të rihapin rrugët pasi mijëra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar. Kjo situatë në Spanjë pritet të vijojë deri të enjten ndërkohë që temperaturat gjatë natës shkojnë në minus duke e kthyer borën në akull.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb