Luis Enrique dhe Spanja e tij ishin dhe mbeten një përfaqësuese e vështirë për tu deshifruar, një skuadër që di të argëtojë, luan një futboll ofensiv të bukur, janë të mirë organizuar, kanë një mesfushë me shumë cilësi por në mbrojtje fusin ujë nga të gjithë anët. Trajneri ka sjell një përfaqësuese të re në emra, por duke respektuar traditën e madhe të ndërtuar në vitet e fundit, një kontroll dehës të topit. Shpesh është jo efikas si në dy sfidat e para, ku dy barazime vendosën në pikëpyetje kalimin e fazës së grupeve por janë edhe shpërthyes kur gjërat shkojnë sipas parashikimeve, dhjeta gola kundër Sllovakisë dhe Kroacisë e vërtetojnë këtë.

3166107 64877588 2560 1440
3166107 64877588 2560 1440

Ajo ku vijon të çalojë dhe mbetet pika më e dobët e këtij ekipi është mbrojtja, në 5 ndeshje kanë pësuar 5 gola. Kroacia nxori në pah limitet defensive të këtij ekipi ndërsa Zvicra i detyrojë të kualifikoheshin sërish nga penalltitë. Përballë Italisë është një histori tjetër, “azzurrët” nuk janë as Kroacia që mund ti shënosh 5 gola por nuk janë as Zvicra që të fal përpara portë, Luis Enrique është i qartë që në këtë gjysmëfinale duhet të hedh në fushë një skuadër të kolauduar në mënyrë perfekte nëse dëshirojnë të shijojnë edhe finalen e Wembley.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb