Në Itali kanë më shumë se një arsye për të buzëqeshur, ky edicion i Champions League sheh si protagonistë 3 nga 4 ekipet pjesëmarrëse. Duke lënë mënjane zhgënjim e madh që solli Juve, “azzurrët” festojnë për kualifikimin e Inter dhe Napolit ndërsa Milan është vetëm një hap larg për t’iu bashkuar në 1/8, i duhet vetëm një pikë në sfidën e fundit kundër Salzburg. Napoli është gjithashtu në garë, jo më për tu kualifikuar, por blutë që do të kërkojnë kreun e grupit në sfidën e fundit kundër Liverpool. Kjo ecuri e mirë e ekipeve italiane pritet të ketë efekt të menjëhershëm edhe në renditjen e UEFA.

4
4

Situata është shumë ndryshe në Spanjë, iberikët kanë humbur magjinë e tyre, ku 3 nga 4 ekipet e shohin veten jashtë Champions League që në fazën e grupeve, shpëton vetëm Real Madrid.

Shpreson ende Premier League që të kualifikohet me “poker” ekipesh në 1/8 e Champions League, Man.City, Chelsea dhe Liverpool kaluan më tej, ndërsa Tottenham i mjafton një pikë në sfidën e fundit kundër Marseille.

1 Te 8
1 Te 8

Mbajnë lart flamurin e Bundesligës si gjithnjë Bayern Munich dhe B.Dortmund, ndërsa Leipzig është ende në garë. Mbyll aventurën në Champions B.Leverkusen.

Befasojnë portugezët që deri më tani kanë siguruar dy bileta për në 1/8 me Benfikën dhe Porton, por shpresojnë edhe për Sporting Lisbona-n.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb