Spanja e ka kaluar tashmë pikun e koronavirusit, por numri i vdekjeve ditore vijon të jetë i lartë. Raportohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 410 persona, ndërkohë që janë regjistruar 1.528 raste të reja. 195.944 persona janë të prekur nga coronavirusi në Spanjë.

Ministri i Shëndetësisë i Spanjës, Salvador Illa, tha se të dhënat e fundit konfirmojnë se Spanja ka kapërcyer pjesën më të vështirë të krizës.

“Ne kemi arritur kulmin dhe qëllimi këtë javë është të arrijmë në fazën tjetër”, tha ai.
Testimi do të luajë një rol të madh në kontrollimin e sëmundjes dhe qeveria së shpejti do të fillojë një studim epidemiologjik, duke marrë mostra nga 62.400 njerëz në të gjithë vendin, në përpjekje për të përcaktuar shtrirjen e infeksionit.

Aktualisht, vetëm punëtorët e angazhuar në nevojat thelbësorë dhe njerëzit me simptoma të rënda që duhet të shtrohen në spital mund të bëjnë testim.

Qeveria gjithashtu vendosi që të gjitha laboratorët privatë tani do të jenë në dispozicion të qeverive të ndryshme rajonale të vendit për të kryer testimin e COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: